Skandali në Onkologji, Jovevski: Prokuroria po shqyrton prova voluminoze

Prokuroria Publike ka koncentruar të gjitha forcat në zbardhjen e rastit të Onkologjisë. Kryeprokurori publik, Lubomir Joveski, para deputetëve tha se në duar kanë prova voluminoze, dosje medicinale  të cilat po i shqyrton e gjithë qendra hetuese e Prokurorisë Publike Themelore në Shkup të kryesuar nga dy prokurorë. Joveski thotë se prokuroria do të jetë transparente deri në fund.

Marketing

“Janë siguruar dëshmitë që ato mos të asgjësohen dhe në këtë moment mund të them se është siguruar dokumentacion voluminoz, gjithashtu edhe të dhëna kompjuterike sa i takon gjendjes shëndetësore të pacientëve disa vite më parë që janë trajtuar në këtë klinikë. I gjithë ky dokumentacion po kontrollohet. Të gjitha forcat e prokurorisë janë koncentruar për përshpejtimin e këtyre procedurave.”, – theksoi kryeprokurori publik, Lubomir Joveski.

Joveski thotë se janë dëgjuar edhe rrëfimet e pacientëve të cilët janë mjekuar në klinikë.