Djali iu vra në Izrael, nëna: 10 të kisha, do t’i nisja të vriteshin për tokën tonë

Tubimet në mbështetje të Gazës janë organizuar ditën e sotme, në të gjithë Libanin nga Hezbollahu, forca ushtarake më e fuqishme e vendit, pasi Hamasi bëri thirrje për solidaritet në të gjithë botën arabe.

Marketing

Në kampin e refugjatëve palestinezë të Burj al-Shemali, në Libanin jugor, njerëzit po përgatiten për një tjetër manifestim këtë pasdite.

Kampi drejtohet nga fraksione të ndryshme palestineze, duke përfshirë Xhihadin Islamik.

Korrespondentët e BBC takuan nënën e një prej militantëve të Hamasit, i cili kaloi në Izrael të hënën dhe u vra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Azab Mousa, 45 vjeç, tha se ishte “krenare” për djalin e saj, Hamzën 22-vjeçar dhe se ajo e kishte “inkurajuar” të vazhdonte me sulmin. “Ai më tha se çfarë do të bënte… Unë qëndrova në krah të tij dhe u sigurova që ai nuk do të dorëzohej,” tha ajo.

“Nëse do të kisha 10 djem, do t’i dërgoja të gjithë të bënin të njëjtën gjë, sepse ne duhet të rimarrim tokën tonë.”

Familja mbërriti në Liban nga Siria në vitin 2011, pas fillimit të luftës civile atje dhe nuk kanë qenë kurrë në vendin që ata e quajnë Palestinë.

Vëllai i Hamzës, 20-vjeçari Mohammed, tha se ai nuk ishte i lidhur me ndonjë grup, por se ishte i gatshëm të bënte diçka të ngjashme me atë që kishte bërë vëllai i tij. “Çdo njeri këtu është krenar për të.”

Marketing