Lufta në Izrael, vritet gazetari i Reuters në kufirin me Libanin

Një gazetar i Reuters është vrarë ditën e premte në Libanin jugor, pranë kufirit me Izraelin.

Marketing

Sipas mediave të huaja, raportohet se bëhet fjalë për gazetarin, Issam Abdallah.

Al Jazeera raporton se një grup gazetarësh nga kanali, Reuters dhe AFP ishin afër zonës ku Hezbollahu kishte goditur izraelitët të premten pasdite. Siç raportohet, ata u goditën nga zjarri i artilerisë izraelite , dyshohet nga një tank luftarak.

Grupi kishte distinktivë të shquar të PRESS dhe mbante helmeta dhe jelek antiplumb. Gazetarët ishin në një kodër, në një vend të hapur që dukej nga larg.

Një reporter i Al Jazeera dhe një kameraman i stacionit u plagosën. Sky Neës raporton se numri i të plagosurve shkon në gjashtë, disa prej të cilëve janë dërguar në spital. https://twitter.com/sahar_ghaddar/status/1712856308729135265?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1712856308729135265%7Ctwgr%5E184f350fe69806b9db771861e0efbc0dbe0ee32f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2Flufta-ne-izrael-vritet-gazetari-i-reuters-ne-kufirin-me-libanin%2F

Marketing