Një fëmijë pesë vjeç është gjetur në lum në fshatin Raskovë të Komunës së Obiliqit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se të premten në ora 18: 15 është raportuar për dyshimet se një fëmijë ka rënë në lum. Borovci shtoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Rreth orës 20:30 është raportuar për gjetjen e trupit të fëmijës por fatkeqësisht pa shenja jete. Aktualisht po trajtohen rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.
Ai shtoi se Aktualisht po trajtohen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.