Maqedonia humb ndaj Ukrainës në Pragë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll regjistroi disfatën e 3-të në eliminatoret për Kampionatin Evropian “EURO 2024”, duke humbur dy përballjet me Ukrainën dhe njërën ndaj Anglisë. Maqedonia edhe pse humbi përballjen e zhvilluar në “Apet Arena” në Pragë të Çekisë, (0-2), tregoi dhe dëshmoi se ka kualitet që të luajë në nivel kundër ekipeve të mëdha evropiane. Një gabim të mbrojtjes në pjesën e parë, ishte e mjaftueshme që Sudakov të sjellë epërsi për Ukrainën, ndërsa një gabim tjetër nga porteri Dimitrievskit, u shfrytëzua nga Karavaliev, për të vendosur shifrat përfundimtare.

Marketing

Përfaqësuesja e Maqedonisë pret Armeninë në një ndeshje miqësore të martën në Strumicë, ndërsa kualifikimet evropiane do t’i përmbyllin muajin e ardhshëm kundër Italisë në Romë më 17 nëntor dhe kundër Anglisë në Shkup më 20 nëntor.