VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin se ndryshime kushtetuese nën diktimin bullgar nuk do të ketë. Sipas kryetarit të VMRO-së Hristijan Mickoski, fakti që Dimitar Kovaçevski ende lë hapësirë dhe është optimist se do të mblidhen dy të tretat për ndryshimin e Kushtetutës është vetëm politikë.
“Edhe VMRO-DPMNE kur të vije në qeveri, nëse nuk do të ketë ndryshim të rrethanave, nëse nuk shohim përparim, I cili qoftë pak do të jetë simetrik, sepse tani është krejtësisht asimetrik, është tërësisht në drejtim të kërkesave bullgare, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese. Për mua ai optimizëm i tij, është i politikanit, sepse në këtë mënyrë do të mobilizojë edhe ata pak persona që mbetën në selinë e LSDM-së, se ja ato ndryshime do të ndodhin”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.