Xhaka e Shaqiri titullarë kundër Bjellorusisë

Sot me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Kybunpark” në St. Gallen do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Zvicrës e Bjellorusisë, e vlefshme kjo për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Marketing

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këto kualifikime, Zvicra e mposhti 3:0 Andorrën, kurse Bjellorusia barazoi pa gola, 0:0 me Rumaninë, raporton KosovaPress.

Momentalisht, Zvicra zë vendin e parë në Grupin I me 14 pikë të arkëtuara, krahas Bjellorusisë që renditet në pozitën e pestë me pesë pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se “Helvetikët” (7).

Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin mars të këtij viti, ku asokohe Zvicra e shkatërroi Bjellorusinë 5:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, ku Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë titullarë, dhe ato i gjeni më poshtë.

Zvicra (4-2-3-1): Sommer; Rodriguez, Akanji, Schar, Lotomba; Xhaka, Freuler; Steffen, Sow, Shaqiri; Itten

Bjellorusia (4-3-3): Ignatovich; Karpovich, Volkov, Politevich, Polyakov; Ebong, Bocherov, Korzun; Bakhar, Kontsevoy, Malkevich