Samiti i Procesit të Berlinit, Leyen: Qasje Ballkanit në tregun e BE-së

Procesi i zgjerimit sjell me vete edhe benefite ekonomike për vendet kandidate në procesin negociues për anëtarësim. Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tregoi qëllimin e Unionit për t’i dhënë qasje Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët evropian.

Marketing

“Është një samit shumë i veçantë ky që kemi sot. Është i dhjeti Samit i Procesit, por për herë të parë zhvillohet në Ballkanin Perëndimor. Besoj se përcjell një mesazh të fuqishëm, se sa të përkushtuar jemi ndaj zgjerimit. Një nga temat kryesore do të jetë ekonomia e Ballkanit Perëndimor. Për këtë arsye kam prezantuar planin e rritjes. Duam që t’u japim qasje në tregun e përbashkët evropian. Për këtë, na duhen reforma në Ballkanin Perëndimor dhe ata që kanë vullnetin të reformohen, do të marrin financim nga Bashkimi Evropian. Është një stimul për ata që vërtet duan të ecin përpara. Dyert tona janë të hapura, kështu që le të punojmë për këtë të çuar para këtë plan rritjeje.”, – deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.