Kombëtarja shqiptare pas pushimit të së shtunës të lënë nga trajneri Sylvinho, të dielën ju rikthyen stërvitjes me dy seanca.
Të gjithë lojtarët janë stërvitur normalisht, duke e nisur me ushtrime në palestër dhe më pas kanë në fushë për të bërë fillimisht përgatitje atletike dhe më pas trajneri Sylvinho ka bërë edhe një ndeshje kontrolli të kombinuara me situata loje.
Me ekipin është bashkuar për herë të parë edhe sulmuesi Marvin Çuni, i cili është stërvitur normalisht me grupin. Seanca stërvitore ka zgjatur për rreth 90 minuta dhe të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë. Nuk ka asnjë lojtar me shqetësime fizike.
Ndërkaq, pasditen e sotme do të zhvillohet konferenca zyrtare për media në prag të ndeshjes miqësore me Bullgarinë në stadiumin ‘Arena Kombëtares’ me trajnerin Sylvinho dhe një futbollist, më pas do të zhvillohet në stadium edhe seanca e fundit stërvitore. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Bullgarisë do të luhet mbrëmjen e së martës në orën 18:00 në “Arenën Kombëtare të Tiranës.