Dy persona janë qëlluar për vdekje mbrëmjen e sotme në kryeqytetin belg, Bruksel. Sulmi ndodhi në qendër të qytetit.
Agjencia e lajmeve AFP, duke cituar prokurorët, raporton se sulmuesi është ende në arrati.
Një zëdhënëse e zyrës së prokurorit tha se hetimi ishte i hapur, por nuk spekuloi mbi motivin e sulmuesit.
Sipas gazetës belge Het Laatste Nieuws, sulmuesi, i cili përdori një pushkë automatike, u largua nga vendi i ngjarjes.
Sipas të njëjtës gazetë, viktimat janë suedezë.
SkyNews raportoi se ata kishin veshur fanellat e kombëtares suedeze të futbollit që luan kundër Belgjikës sonte në një ndeshje kualifikuese për Euro 2024 dhe duket se viktimat ishin në kryeqytetin belg për ndeshjen e cila filloi në orën 20:45.