Nëse BDI do të arrijë të marrë kryeministrin në 100 ditët e fundit, e ky kandidat nuk do të ishte Naser Ziberi, a do t’i ngelte hatri këtij të fundit? Kjo ishte pyetja që Xhumadije Ibraimi ia drejtoi Naser Ziberit në emisionin Klan Debat. Ziberi përmendi se ai si kandidat ka zhvilluar 22 tubime, duke shkuar në të gjitha vendbanimet shqiptare dhe kjo çështje është definuar që në atë kohë. Megjithatë, nëse shtrohet kjo tezë, atëherë Ziberi do të presë takimin me Ahmetin për ta diskutuar këtë çështje.
“Do të varet nga bisedat që do t’i kemi, nga argumentet që do të shtrohen. Unë j’ua thash, nuk kam dëgjua që Ahmeti ka lëvizur nga qëndrimi… Unë kam dëgjuar edhe bsieda të tipit se ideja është më e rëndësishme e jo emri, që është e vërtetë, por ajo ide ka pasur emër…”, theksoi Naser Ziberi.