Kryetari i Lëvizjes Demokratike për emisionin 360 në pyetjen e gazetarit rreth qëndrimit të tij rreth biznesit të kazinove dhe akuzave nga BDI se Rafet Muminoviç është gjithashtu i përzier në këtë veprimtari, mes tjerash deklaroi:”Këto sulme janë me një qëllim, që para qytetarëve të na paraqesin se të gjithë jemi të njejtë. Pasiqë ne zbardhëm të gjithë situatën, ku zbërthyem me emra dhe mbiemra, familjarë e anëtarë të kabinetit të zv kryeministrit Grubi, e anëtarë të kryesisë qëndrore të BDI që janë pjesë e bordeve drejtuese tek të gjithë këto kompani që organizojnë lojërat e fatit, tentuan që ta devijojnë temën me zotëriun Rafet Muminoviç. Unë dua të sqaroj se të vetmen gjë të përbashkët që e kemi me Rafet Muminoviçin është se vijmë të dyt nga Çairi. Ai ka qenë kryetar i Ligës së boshnjakëve e cila ka bërë kialicion me BDI drejtpërsëdrejti me Ali Ahmetin dhe mandej ka qenë edhe pjesë e kryetsisë qëndrore të BDI-së.
Qëndrimi im është se zgjidhja më e mirë është mbyllja e tërësishme e kazinove!