Maqedonia e Veriut shënoi fitore të sigurt në miqësoren kundër Armenisë 3-1

Në pasditen e sotme në stadiumin “Bllagoja Istatov” në Strumicë në një mot me shi, u zhvillua ndeshja miqësore mes reprezentacionit “A” i Maqedonisë së veriut dhe ajo e Armenisë. Pas 90 minutave lojë, ndeshja përfundoi me rezultatin 3-1 (1-0)

Marketing

Në pjesën e parë të ndeshjes dy ekipet u munduan të krijojnë raste për të shënuar, por rastin e parë e patën vendasit pas një goditje të Isnik Alimit, nga 25 metra, portieri mysafirë arriti të evitoj më të keqen, më pas edhe mysafirët tentuan të rrezikojnë portën e Shishkovski, me goditje nga distanca të Dashjan dhe Ranos, por pa suksese. Maqedonia kaloi në epërsi në minutën e 43-të me golin e Aleksandar Trajkovskit pas një aksioni të bukur të Elif Elmazit.

Reprezentacioni ynë edhe në pjesën e dytë nisi me lojë sulmuese që rezultoi edhe me golin e dytë në minutën e 59-të me autor Milan Ristovski.

Në minutat e fundit të ndeshjes, ERdon Daci shënoi golin e parë për të tij si reprezentues, ndërsa të tretin për reprezentacionin. Mysafirët golin e nderit në këtë ndeshje e shënuan në muçitën e fundit shtesë me autor Spertsyan, pë rezultatin përfundimtar 3-1 pë Maqedoninë e Veriut.

Stadiumi: “Bllagoja Istatov” në Strumicë

Shikues: 4500

Refer: Nikolla Dabanoviq – Mali i Zi

Golashënues: Aleksandar Trajkovski (43’), Millan Ristovski (59’), Erdon Daci (88’) për Maqedoninë, ndërsa Eduard Spertsyan (90 +4’)

Ekipet luajtën me këto formacion

Maqedonia e Veriut: Shishkovski, Iljazovski, Serafimov, Ademi, Musliu, Elmaz, Trajkovski, Dimovski, Mitrovski, Alimi, Ristovski. Në pjesën e dytë luajtën Çurlinov. Atanasov, Ashkovski, Enis Bardhi, Agon Elezi.

Seleksionues: Bllagoja Milevski

Armenija: Çançareviq, Haroyan, Voskanyan, Lwu, Serobyan, Hovhannisyan, Ranos, Dashyan, Tiknizyan, Arutiunian, Biçakhçyan. Luajtën e dhe Barseghyan , Sevikyan, Spertesyan Mkrtchyan, Margaryan, Calisir

Seleksionues: Oleksandr Petrakov