Shqipëria konfirmon formën e jashtëzakonshme, e “shkel” edhe Bullgarinë

Shqipëria ka fituar edhe ndeshjen miqësore.

Marketing

Kuqezinjtë kanë mposhtur Bullgarinë me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania” në Titanë.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Qazim Laci në minutën e 41-të të ndeshjes, duke e shfrytëzuar një top të mbetur në zonën kundërshtare.

Rezultatin e dyfishoi Ernest Muci me një supergol të shënuar nga një distancë rreth 30 metrash.

Kjo është fitorja e pestë e Shqipërisë në gjashtë ndeshjet e fundit, duke konfirmuar edhe një herë formën e mirë nën drejtimin e Sylvinhos.

Shqipëria kthehet të luaj në nëntor dy ndeshjet e mbetura të kualifikimeve, ku përballet me Moldavinë si mysafir me 17 nëntor dhe me Ishujt Faroe në Tiranë me 20 nëntor.