Guterres i OKB-së bën thirrje për “armëpushim të menjëhershëm humanitar”

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka bërë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” në luftën Izrael-Gaza.

Marketing

Duke folur në Pekin në një forum ku ishin të pranishëm edhe presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin, ai tha në fund të fjalimit të tij se ndjeu se duhej të trajtonte atë që po ndodh në Lindjen e Mesme, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Unë bëj thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar… për të lehtësuar vuajtjet njerëzore që po shohim”, tha ai dhe shtoi se “shumë jetë dhe fati i të gjithë rajonit varen në balancë”