Martesa e Ben Affleck me Jennifer Lopez në krizë?

Pasi tërhoqën vëmendje muajt e fundit me debatet e tyre të nxehta publike, mediat mësojnë se martesa me Ben Affleck dhe Jennifer Lopez është në krizë.

Marketing

Problemeve me të cilat përballen shumë personazhe të njohur nuk i kanë shpëtuar as Affleck dhe Lopez.

Siç raportojnë mediat e huaja, dyshja e njohur thuhet se po përballen me vendime shumë të vështira në prindërimin e përbashkët, pasi kanë fëmijë nga martesat e tyre të para.

“Faza e muajit të mjaltit ka mbaruar. Sigurisht, ata janë ende të dashuruar marrëzisht, por janë nën një presion të madh me angazhimet e punës dhe në qendër të vëmendjes dhe bashkimin familjar”, tha një burim për In Touch.

Ndryshe, çifti shpesh shihet në publik me familjarët e tyre, i cili përbëhet nga fëmijët e Benit Violet, Seraphina dhe Samuel e fëmijët e Jenniferit, binjakët Maximilian David Muniz dhe Emma Maribel Muniz.

Megjithatë, një burim i afërt me çiftin ka deklaruar se Affleck së fundmi ka qenë shumë i afërt me ish-bashkëshorten e tij Jennifer Garner, me të cilën ka fëmijë.

“Ben dhe Jennifer Garner janë shumë të afërt. Në fakt, kohët e fundit ka pasur shumë foto të tyre së bashku, ku Ben duket kaq i lumtur, më i lumtur se zakonisht kur është me Jennifer Lopez.

Ajo nuk mendon se Beni dëshiron që ish-i i tij të kthehet”, shtoi burimi.