“Momenti më i errët që kam përjetuar”, Neymar thirrje fansave pas dëmtimit: Kam nevojë për ju

Braziliani Neymar reagoi pas dëmtimit të rëndë që pësoi në gjurin e majtë.

Marketing

Sulmuesi këputi ligamentin dhe meniskun, duke mbyllur para kohe sezonin dhe duke qenë në pikëpyetje e ardhmja e tij si lojtar profesionist.

31-vjeçari u dëmtua në ndeshjen ndaj Uruguajit, të cilën 5 herë kampionët e botës e humbën 2-0, teksa nëpërmjet rrjeteve sociale kërkoi mbështetjen e të gjithëve:

“Është moment shumë i keq për mua, madje më i errëti që kam përjetuar. Kam nevojë për dashurinë e të gjithëve ju. Nuk është e thjeshtë që të dëmtohesh dhe të kryesh ndërhyrje.

Jam i gatshëm të jap gjithçka që të rikthehem në fushë. Kam besim në Zot se do të bëhem mirë. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet inkurajuese“, përfundon postimi i Neymar në rrjetin e tij social “Instagram”. Braziliani ka qenë i pafat në karrierën e tij, ku shpesh herë dëmtimet e kanë penalizuar sulmuesin, duke e lënë për kohë të gjatë jashtë fushave.

Mbetet për t’u parë e ardhmja e futbollistit, pasi dëmtimet ne gju janë më të vështirat dhe duan një kohë të gjatë rikuperimi.

Neymar i dha fund në verë aventurës 10 vjeçare në futbollin europian, teksa u transferua nga PSG tek arabët e Al-Hilal për 90 mln euro.