Protestat nuk kanë të ndalur as nga të punësuarit në administratën gjyqësore dhe të prokurorisë publike. Në ditën e 17-të të grevës së tyre nuk ka asnjë përparim për të rritur pagat. Megjithëse është formuar grupi i punës akoma nuk kanë zhvilluar bisedime për të shqyrtuar kërkesat e tyre për rritjen e pagave dhe shtesat e pagave. Punonjësit e prokurorive publike nga i gjithë vendi kanë marshuar drejt godinës së Qeverisë dhe sheshit qendror të Shkupit. Ata nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre, rritje të pagave për 78% të pagës minimale të punësuarave në shërbimin gjyqësor dhe prokurorisë dhe 35% shtesë në pagë për administratën gjyqësore dhe prokurorisë. Ata thonë se presin negociata, në të kundërt do të vazhdojnë me protestat, duke iu bërë thirrje autoriteteve ti pranojnë në takim.
“Qeveria duhet të jetë e vetëdijshme që nëse edhe pas kësaj proteste grupi i punës nuk ulet në tryezë për të diskutuar, do të paralizohet i gjithë sistemi gjyqësor. Çdo zvarritje e mëtejme dhe ikje nga zgjidhja do të shkaktojë më shumë mllef tek grevistët kurse për pasojat nuk do të jetë përgjegjëse Sindikata e SPOGJ”, tha Tërpe Deanovski, SPOGJ.
Një pakënaqësi të shtuar ka ndodhur pas konstatimit të Qeverisë më 26 shtator që paga minimale mos të jetë bazë për rritjet e mëtejme të pagave që nënkupton që në vitin e ardhshëm, kur paga minimale do të rritet në nivel vendi, nuk do të ketë harmonizim të pagave për këto kategori siç kanë arritur marrëveshje kolektive. Nga Sindikata e të punësuarave në Prokuroritë Publike thonë se janë duke bojkotuar punën dhe aktualisht po procedohen vetëm rastet urgjente në organet e hetuesisë.
“Revolta veç po rritet dhe prej nesër e tutje do të vazhdojmë me radikalizim të grevës, andaj ju bëj thirrje autoriteteve që nëse duan ta zgjidhin problemin për pagat tona të ulemi sa më shpejtë, nëse jo atëherë në shtet do të ketë prokurori që nuk funksionon dhe do të vjetërsohen hetimet sepse nuk punojmë atëherë nuk di çfarë të them, të vlerësoj populli”, theksoi Izabella Ilieva, Sindikata e të punësuarëve në Prokuroritë Publike.
Nga nesër administrata gjyqësore dhe e prokurorisë nuk do të punojë as për rastet urgjente nëse Qeveria nuk ulet menjëherë në bisedime me sindikatën, e cila kërkon rritje të pagave dhe kthimin e shtesave të pagave. Autoritet ndërkaq thonë se qarqe të caktuara po përpiqen të sabatojnë marrëveshjen e përgjithshme kolektive e cila u arrit në pajtim me LSM-në dhe se plotësimi i kërkesave të tyre është i pamundur. /Alsat.mk