Pas përplasjes shqiptari ka humbur jetën në vend. Nga ky aksident është plagosur edhe shoferi i mjetit tjetër një 55-vjeçar i cili ka marrë plagë të lehta. Për të nxjerrë trupin e pajetë nga makina është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.
Policia rrugore ka nisur hetimet pasi në makinën e viktimës janë gjetur mallra të dyshimte dhe një çantë plot me para. Sipas mediave italiane, policia është në kërkim të pasagjerit tjetër të mjetit, i cili është arratisur pas përplasjes.