Abdiu-Halili: Ligji i ri për buxhet organik, pjesë e reformës në financat publike

Sot në Bruksel filloi skriningu bilateral për Kapitullin 33, “Dispozitat financiare dhe buxhetore” pjesë Klasterit 5 “Resurset, bujqësia dhe kohezioni”.

Marketing

Kapitulli 33, ka të bëjë me aftësinë dhe kapacitetin tonë administrativ si shtet për të kontribuar në buxhetin e përbashkët BE-së, kur të bëhemi shtet anëtarë i plotë i BE-së. sapo të bëhemi një Shtet Anëtar. Disa nga çështjet që do të trajtohen në kuadër të këtij kapitulli, janë trajtuar tashmë gjatë skriningut bilateral për Kapitullin – 16 Taksat dhe 29 – Doganat, të cilat janë drejtpërdrejt të lidhura me këtë kapitull.

Në fjalën e saj hyrëse para ekspertëve të Komisionit Evropian, Zëvendës kryenegociatorja me BE-në dhe Sekretare shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane (SÇE), Drita Abdiu-Halili theksoi se si një vend që ka zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) për pothuajse 20 vjet, Maqedonia e Veriut ka harmonizuar vazhdimisht legjislacionin nacional në këtë fushë, dhe kemi punuar në forcimin e kapaciteteve administrative dhe zhvillimin e sistemeve të IT-së, si pjesë të procesit për digjitalizimin e shërbimeve.

“Disa nga zhvillimet më të fundit përfshijnë miratimin e Ligjit të ri për Buxhet organik që është pjesë e reformës në financat publike. Këshilli Fiskal tashmë është themeluar nga Kuvendi në shtator 2023” – theksoi mes tjerash Abdiu Halili.

Delegacionin shtetëror për Kapitullin 33, i cili kryesohet nga Ministria e Financave, e përbëjnë edhe përfaqësues të institucioneve të tjera relevante si: Drejtoria e të ardhurave publike, Administrata doganore, Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Enti shtetëror statistikor si dhe Sekretariati për çështje evropiane.

Takimet e ardhshme të skriningut bilateral me Komisionin Evropian për Kapitullin 13 – Peshkataria, janë paraparë të mbahen me 26 dhe 27 tetor në Bruksel.