Sllovenia do aplikojë kontrolle kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë

Sllovenia nga e shtuna do të vendos kontrolle në kufijtë shtetërorë me Kroacinë dhe Hungarinë, të shfuqizuar më parë me Marrëveshjen e Shengenit.

Marketing

Sipas mediave sllovene, këtë vendim qeveria e ka marrë në mbledhjen e sotme dhe është për shkak të “ngritjes së nivelit të vlerësimit të kërcënimeve terroriste në vendet e Bashkimit Evropian”.

Pezullimi i Shengenit në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë do të zgjasë të paktën 10 ditë, njoftoi Qeveria e Sllovenisë.

Siç u theksua, detajet e vendimit do të publikohen gjatë ditës.