Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se një pjesë fillestare e ndihmave humanitare shumë të nevojshme do të hyjë në Rripin e Gazës së rrethuar brenda 48 orëve, transmeton Anadolu.
Biden tha se ai siguroi marrëveshje nga Izraeli dhe Egjipti për të hapur pikën kufitare Rafah, por theksoi se rrugët për në enklavën bregdetare duhej të rregullohet para se dërgesat të mund të vazhdojnë, sepse ato ishin në “gjendje shumë të keqe”.
“Besoj se në 24 deri në 48 orët e ardhshme, 20 kamionët e parë do të kalojnë kufirin”, u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë derisa priste presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Komentet vijnë rreth një javë pasi kalimi kufitar Rafah u mbyll mes bombardimeve izraelite. Kalimi lidh Gazën me Gadishullin Sinai të Egjiptit. Është një nga tre vendet që lidh Gazën me botën e jashtme, por dy të tjerat lidhin Gazën me Egjiptin.
Të gjitha janë mbyllur pas operacionit të Izraelit kundër Hamasit në hakmarrje të një sulmi të befasishëm të 7 tetorit që përfshin një infiltrim tokësor, detar dhe ajror nga Gaza në Izrael.
Hamasi tha se sulmi ishte në hakmarrje për sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe për rritjen e dhunës së kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.
Përveç nisjes së një fushate bombardimi gjithëpërfshirës, Izraeli urdhëroi një “rrethim të plotë” të Gazës që ka çuar në ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, pasi uji, ushqimi, karburantet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë.
Së fundmi, Ministria e Shëndetëisë në Gaza njoftoi se të paktën 4.100 palestinezë janë vrarë nga fushata e vazhdueshme e bombardimeve izraelite, përfshirë 1.524 fëmijë, 1 mijë gra dhe 120 të moshuar.