Kombëtarja Shqiptare e Futbollit është me një këmbë në “Europianin” e vitit 2024. Djemtë e skuadrës mund të themi se janë në formë, ku në ndeshjet e fundit na kanë bërë edhe më shumë krenarë.
Por, teksa sytë e të gjithvë,janë të fokusuar tek arritjet e tyre, ne e kemi të pamundur të mos merremi pak edhe me jetën e tyre private. Yjet e kësaj Kombëtareje, janë padyshim emrat më të lakuar edhe të femrave, që tashmë i kanë të preferuarit e tyre.
E për të gjitha vajzat, na vjen keq të themi, që shumë pak prej tyre janë ende beqar. Po le t’i hedhim një sy kush janë djemtë “single”, dhe më e rëndësishmja, kush janë vajzat që u kanë fituar zemrat futbollistëve tanë.
JASIR ASANI, MIK I FEMRAVE VIP, POR “SINGLE”
Jasir Asani ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Kombëtares në fushatën kualifikuese të “Europianit Gjermani 2024”. Ai gjithashtu luajti titullar në miqësoren kundër Bullgarisë, ku u zëvendësua në pjesën e dytë.Emri i tij është shndërruar në më të lakuarin në botën e futbollit, por duket se interes ka pasur edhe për jetën e tij private. 28-vjeçari nga Maqedonia e Veriut është ndër futbollistët më të mirë të kësaj kombëtareje, por duket se me jetën private ka ende shumë punë për të bërë.
Pas fitores së fundit, sulmuesi shqiptar ka zgjedhur që të festojë me këngëtaren e njohur shqiptare, Samanta Karavella, me këtë të fundit që ka postuar një foto ku shfaqet me Asanin dhe menaxherin e saj, Arian Demolli. Megjithatë, përtej kësaj fotoje, Asani është “single” dhe nuk ka asnjë partnere në krah. Megjithatë, tashmë me gjasa kërkesat për të janë shtuar.
U SHNDËRRUA NË TË PREFERUARIN E VAJZAVE, TAULANT SEFERI ENDE BEQAR
Goli i dha një vëmendje të madhe edhe Taulant Seferit. Djali nga Maqedonia e Veriut është shndërruar në të preferuarin e femrave.
Dhe lajmi i mirë është që Seferi është beqar. Në rrjetet e tij sociale, nuk ka asnjë gjurmë femre, duke na zbuluar se është ende në dispozicion për të gjitha të interesuarat.
.