Ndarja nga bashkëshorti/Meloni: Jam shumë mirë, vijoj të bëj punën time

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i është përgjigjur pyetjeve të bëra nga gazetarët pas ndarjes me ish-bashkëshortin, Andrea Giambruno.

Marketing

“Jam mirë, jam shumë mirë, vijoj të bëj punën time si gjithmonë”, tha Meloni.

Atyre që e pyetën për “pjesën politike” të postimit të saj në “Facebook” të premten në të cilën ajo njoftoi ndarjen, kryeministrja u përgjigj: “Nuk ka asnjë pjesë politike, nuk e di se çfarë nuk është e qartë për faktin që nuk dua të flas më për këtë”.

Kujtojmë se kryeministrja e Italisë njoftoi një ditë më parë, me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, se i kishte dhënë fund martesës së saj 10-vjeçare me bashkëshortin Andrea Giambruno.