E talentuara Atika Ameti nuk ka të ndalur – vjen me kreacionin e saj të tretë brenda 6 muajve

Instituti Ndërkombëtar i Modës Izet Curi në Muzeun Historik dhe Akademinë e Arteve Suli An organizoi sfilatën e diplomimit të dy studenteve Alba Neziri dhe Albulena Baftiari, pjesë e kësaj sfilate ishte edhe nxënësja më e re në moshë e këtij Instituti Atika Ameti e cila u paraqit me kreacionin e saj të tretë me radhë në një periudhë prej gjashtë muajsh nga prezantimi i parë.

Marketing

Krijimi i saj më i ri ka ardhur ndryshe nga dy krijimet e para, kësaj radhe përzgjedhja e Atikës ishte materiali denim (xhins) i kombinuar me fije ari punim dore.

Kreacioni i saj i ri u prit shumë mirë nga të pranishmit në sfilatë dhe kjo sipas Atikas është një shtyrje që ajo të vazhdojë të punojë fort deri në kompletimin e koleksionit të saj të parë.

Kujtojmë që Atika Ameti është nxënëse e klasës së nëntë dhe paralelisht me mësimet në shkollë ajo ndjek edhe mësimet në Institutin e modës Izet Curi, kreacionin e saj të parë e prezantoi në kuadër të  Skopje Fashion Weekend në muajin mars të këtij viti duke qenë dizenjatorja më e re në moshë në atë ngjarje.