Kjo simptomë e pazakontë shpesh është shenjë e një ataku kardiak

Kur bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës, një nga shenjat më të mëdha se diçka nuk është në rregull është zakonisht dhimbja e fortë e gjoksit.

Marketing

Sipas britanikes “Sun”, një nga simptomat kryesore të sëmundjeve të zemrës, më shpesh një atak në zemër, zakonisht përshkruhet si rëndim, shtrëngim ose presion në gjoks.

Por ka disa shenja paralajmëruese më pak të njohura që tregojnë se diçka nuk është në gjendjen më të mirë me shëndetin e zemrës sonë.

Një nga këto shenja që shumica dërmuese e njerëzve e injorojnë është dhimbja në nofull ose shpinë.

Siç shpjegojnë mjekët, një atak në zemër mund të shkaktojë një ndjenjë shqetësimi në zonën e nofullës ose shpinës.

Ata gjithashtu theksojnë se disa njerëz e ndjejnë këtë shqetësim të përhapur në qafë, e ndonjëherë edhe në stomak.

Simptoma të tjera që mund të tregojnë gjithashtu një atak në zemër janë lodhja, ënjtja e krahëve ose këmbëve, të fikëtit dhe të sëmurit. Secila prej këtyre simptomave është një shenjë paralajmëruese dhe asnjëra prej tyre nuk duhet të injorohet, shtojnë mjekët.