Milani fiton financiarisht nga derbi i humbur me Juventusin

Ndeshja derbi në mes mes Milanit dhe Juventusit, duket të ketë qenë supersfida që pritej nga futbolldashësit në Itali dhe këtë gjë e kanë treguar me numrin e madh të tyre, të cilët janë të pranishën në shkallët e tribunave të mitikut, “San Siro”.

Marketing

Sipas të dhënave të komunikuara nga klubi kuqezi në stadium ishin 75, 676 tifozë, duke vendosur një “rekord” të ri, për këtë edicion të Serie A, duke lënë pas edhe “Derbin e Madoninës”, i zhvilluar në muajin shtator.

Ndërkaq, mësohet se nga shitja e biletave për sfidën ndaj Juventus, “kuqezinjtë” e Milanit kanë arritur të arkëtojnë plot 5 milionë euro nga shitja e biletave, duke kënaqur kështu, jo pak financat e klubit.