Bajern Munihu humb mesfushorin me ndikim përmes lëndimit

Mesfushori gjerman Leon Goretzka do të mungojë për disa javë për skuadrën e Bajern Munihut. Sipas të përditshmes “Bild”, mesfushori 28-vjeçar ka thyer një nga gishtat e dorës së majtë, në ndeshjen ndaj Mainz në kampionat (shënoi edhe gol).

Marketing

Lojtari doli nga fusha i dëmtuar, me dhimbje të mëdha në dorën e majtë. Më pas, pas një grafie që konfirmoi dëmtimin, lojtari iu nënshtrua një operacioni të vogël në dorë. Ai la klinikën me dorën e majtë të fashuar pas operacionit.

Sipas mediave gjermane, Goretzka do të qëndrojë të paktën 3 javë, duke humbur disa ndeshje në kampionat dhe Ligën e Kampionëve. Stafi mjekësor do të provojë të rikuperojë lojtarin (8 ndeshje e 2 gola në kampionat këtë sezon) në takimin ndaj Borusia Dortmund, më 4 nëntor.