Sanksionohen 70 vozitës në territorin e Komunës së Çairit

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë kontrolleve të djeshme në territorin e Komunës së Çairit në Shkup janë sanksionuar 70 vozitës, prej të cilëve 22 vozisnin pa patentë shoferi dhe tetë pa certifikatë mjekësore gjatë funksionimit të transportit publik.

Marketing

Janë shqiptuar 10 masa për folija te vendosura pa leje (xhama të erësuar), si dhe shtatë sanksione për leje qarkullimi të skaduar… Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresat përkatëse.

-Kontrollet në trafik vijojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë vozitësve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksojnë nga MPB-ja.