Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, gjatë një interviste për javoren “Fokus” ka deklaruar se asnjëherë nuk ka pasur ambicje për t`u bërë lider partie në BDI. Sipas tij, në të kundërtën, do t`i shfaqte këto ambicje gjatë 20 viteve të kaluara. Ai ka deklaruar se me “Grupin e Zjarrit” kanë kritikuar veprimet e BDI-së.
“Për shkak të kritikave unë pagova çmimin, nuk u shkarkuam por u dëbuam. Erdhëm deri atje, ose të shkojmë në shtëpi ose ta vazhdojmë betejën dhe këtu janë 99% të njerëzve në ato mitingje dhe paraqitje publike. Ata që u kthyen i falënderoj për kontributin”, tha Izet Mexhiti gjatë një interviste për javoren “Fokus”.
Mexhiti në intervistën për të përjavshmen “Fokus” ka komentuar zërat se Albin Kurti është kumbari i projektit të bashkimit opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, largimi nga BDI-ja ka qenë edhe për shkak të nismës “Ballkani i Hapur”.
“Ne jemi kundër “Ballkanit të Hapur”, veçanërisht tani kur Edi Rama u tërhoq dhe mbetën vetëm Ahmeti, Kovaçevski dhe Vuçiqi. Ta bësh “Ballkanin e Hapur” me bashkëpunëtor të Millosheviqit, sikurse Vuçiqi, Daçiqi e Vulini, me vendin e vetëm në Evropë, që nuk ka vendos sanksione ndaj Rusisë dhe bashkëpunojnë me Putinin, nuk e di kush i mban në këtë projekt. Ne jemi për “Procesin e Berlinit” që nuk e sheh Kosovën si problem”, tha Izet Mexhiti.
Izet Mexhiti në intervistë ka theksuar se asnjëherë nuk ka pretenduar që të bëhet lider i BDI-së. Sipas tij, arsyet e bashkimit opozitar tregojnë se lidershipi dhe bajraktarizmi nuk janë të rëndësishme, por sic thotë, është bërë një bllok opozitar pa paragjykime.