Kurti për Financial Times: Definitivisht nuk ka dialog nëse nuk ka dënim dhe sanksione ndaj Serbisë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë për Financial Times që nuk ka dialog dhe harrohet krejtësisht normalizimi nëse nuk ka sanksione dhe dënim ndaj Serbisë pas sulmit të 24 shtatorit.

Marketing

“Nëse nuk ka dënim dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që e kanë bërë, atëherë definitivisht nuk ka dialog”, ka thënë Kurti për Financiual Times.

“Ne do të përfundojmë në një menaxhim të dështuar të krizës dhe ta harrojmë krejtësisht normalizimin”.

Mediumi në fjalë shkruan se Kurti i ka akuzuar sulmuesit “që po tentojnë ta nisin një konflikt të ri të armatosur, një luftë të re në Kosovë për ta aneksuar pjesën veriore të vendit”.

Sipas Kurtit, që prej sulmit të 24 shtatorit “gjithçka ka ndryshuar. Nuk mund të kthehemi sikur nuk ka ndryshuar asgjë”.