Vaksinimi kundër gripit sezonal privatisht kushton 700 denarë, ndërsa falas përmes “Termini im”

Qytetarët mund të vaksinohen kundër gripit sezonal falas përmes “Termini im”, por edhe privatisht, do tu kushtojë 700 denarë. Kryetar i KSI-së Aleksandar Petliçkovski tha se deri më thani 30 mijë persona janë paraqitur për tu vaksinuar.

Marketing

“Po i ndjekim rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të siguruar vaksinat në tetor, është vërtet një moment shumë i mirë. Atë që nuk po e ndjekim ndërsa është rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, është vaksinimi i popullsisë. Do të ishte mirë që këtë vit të kishim një rritje pak më të madhe të personave të vaksinuar, gjë që do të na afronte me rekomandimet e mbulimit 75% të popullsisë”, tha Aleksandar Petliçkovski, kryetar i KSI-së.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e formave më të rënda, ndërlikimet dhe vdekjen, veçanërisht në grupet e rrezikut. Në vendin tonë veçmë janë mbushur poliklinikat me qytetarë të prekur nga gripi sezonal, disa prej simptomave ngjasojnë edhe me Covid 19.