Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE, Josep Borrell, tha se zgjidhja e vetme mund të gjendet përmes dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Ai u tha gazetarëve, pas mbërritjes në samitin e Këshillit Evropian, se mund të largohet nga ajo mbledhje dhe të kthehet në takimin me kryeministrin e Kosovës. Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Ndoshta do të largohem përsëri nga takimi dhe do të ulem me liderët e Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut. Nuk ka zgjidhje pa dialog për normalizimin e marrëdhënieve”, tha Borell.
Ai shtoi se fokusi i samitit të KE-së do të jenë ngjarjet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, shkruan Euronews Serbia, transmeton Klankosova.tv.