Dosja e hapur në SPAK kundër tij dhe dhëndrit të tij, po eshpërson reagimin e paralajmëruar opozitar, në parlament e si haop të dytë, në rrugë.
“Këto protesta nuk do të ndalen nga asnjë masë që mund të marrë Edi Rama. Ne e morëm këtë vendim pasi ai dëshmoi se kundër demokracisë është i aftë të bëjë çdo gjë. Edi Rama i zhvlerësoi totalisht deputetët ne Kuvend”.
Të premten pasdite do të merret një vendim, si do të jetë reagimi konkret i Berishës dhe të tijve por ai nuk përjashton asnjë skenarë, as ato të mosbindjes civile.
“Kryengritja është paqësore. Por, çdo mjet i mosbindjes civile do jetë në fushë. Kryengritja është paqësore, por mosbindja civile do organizohet çdo kohë e më shumë. Por kjo është lëvizje pa kthim. Ne do fitojmë”.
Edhe këtë të enjte, Berisha zhvilloi një konferencë, për të thënë se ai nuk ka bërë asnjë shkelje dhe për të akuzuar SPAK-un se është nën urdhrat e Edi Ramës.