Ministria e Jashtme franceze thotë se numri i shtetasve francezë që janë vrarë në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit është rritur në 35, nga 31 sa ishte.
Ministria tha se nëntë shtetas ishin ende të zhdukur, me disa prej të cilëve mbaheshin peng nga Hamasi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar lirimin e tyre”, thuhet në njoftimin e ministrisë.