Zejdi kërkon shkarkimin e ambasadorit Fërçkovski

Deputeti i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi kërkon shkarkimin e ambasadorit të Maqedonisë në OKB, Lubomir Fërçkovski, i cili votoi i përmbajtur për Rezolutën për armëpushim në Rripin e Gazës, përcjell INA.

Marketing

“Urgjentisht të shkarkohet ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara L.Fërçkoski, i cili njollosi shpirtin human të qytetarëve të RMV-së.
Në moment kur “interesat strategjike” të vdesin ndërgjegjën dhe dhembshurinë, po në atë moment dëshmon shitjen e shpirtit tënd dhe përdhosjen e vlerave njerëzore, andaj detyrohesh të votosh i përmbajtur ndaj një rezolute tejet humane dhe kundër masakrimit të fëmijëve, grave dhe pleqve në Gaza.
Në Gaza po ndodh terror i paparë ndonjëherë edhe ate me lejen (publike ose të heshtur) nga e gjithë bota pa përjashtim fare”, theksoi Zejdi përmes një postimi në rrjetet sociale.(INA)