Deklaratat e Erdogan, Izraeli tërheq përfaqësuesit diplomatikë nga Turqia

Izraeli ka reaguar menjëherë pas deklaratave të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan pas një demonstrate të madhe të mbajtur në Stamboll në favor të palestinezëve.

Marketing

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, u dha një urdhër të menjëhershëm përfaqësuesve diplomatikë të vendit që të largohen menjëherë nga Turqia, në mënyrë që të “rishqyrtojnë marrëdhëniet”.

“Në dritën e deklaratave të ashpra nga Turqia, kam vendosur të kthej përfaqësuesit diplomatikë nga Turqia për të rivlerësuar marrëdhëniet Izrael-Turqi”, tha Eli Cohen në një postim në X.