Erdogan: Masakra në Gaza është tërësisht vepër e Perëndimit

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan tha se “Jemi në këmbë për Gazën ashtu sikur shqetësohemi edhe me problemet e vëllezërve tanë që kanë drejtuar zemrat dhe sytë e tyre tek ne në çdo vend ku shtrihet horizonti ynë”, raporton Anadolu.

Marketing

Erdoğan mbajti një fjalim në “Tubimin e Madh për Palestinën” i cili u organizua nga Kryesia Rajonale e AK Partisë për Istanbulin në aeroportin Atatürk. Erdoğan falënderoi pjesëmarrësit, qytetarët e Istanbulit dhe të ftuarit nga jashtë vendit.

Në Istanbul mbahet
Në Istanbul mbahet “Tubimi i Madh për Palestinën”
“Vëllezër, ju sot jeni një popull aq i madh sa këtë e keni vërtetuar edhe në mënyrë tjetër. Jemi një popull dhe një shtet aq i madh sa që as fuqia jonë, as problemi ynë dhe as lufta jonë nuk janë të kufizuara vetëm në kufijtë tanë. Teksa nesër përjetojmë emocionet e 100-vjetorit të themelimit të Republikës, ne sot ngremë zërin ndaj gjithë botës për zjarrin në zemrat tona për Gazën. Ashtu si kemi vepruar në të kaluarën, në Thrakia, Ballkan, Kaukaz, brigjet e Mesdheut Lindor dhe në të gjitha anët e Azisë së Mesme, Azisë Jugore dhe Afrikës.

Edhe sot jemi në këmbë për Gazën ashtu sikur jemi shqetësuar edhe me problemet e vëllezërve tanë që kanë drejtuar zemrat dhe sytë e tyre tek ne në çdo vend ku shtrihet horizonti ynë, ashtu sikur kemi zgjatur dorën e ndihmës, si dhe kur kemi hapur kufijtë tanë për vëllezërit tanë kur ka qenë e nevojshme”, deklaroi Erdoğan.

Izraeli u shqetësua shumë kur thashë se Hamasi nuk është organizatë terroriste, tha Erdoğan duke shtuar se “Në fakt nuk prisnim gjë tjetër. E dinim që ju do ta thoshit këtë dhe ngaqë e dinim këtë ne e thamë në mënyrë të qartë”.

Duke bërë të ditur se ata vetë dhe rinia e brezit të mëparshëm e kanë kaluar kohën duke ndjekur, shpjeguar dhe duke dënuar dhimbjet që kanë përjetuar vëllezërit e tyre në mbarë botën, Erdoğan tha: “Ne kemi derdhur lot për shumë gjeografi, nga Krimea në Karabak, nga Bosnja në Kirkuk, nga Palestina në Turkistan, nga Afganistani në Çeçeni”.

“Nëse gërvishtni fundin e koncepteve të shprehura nga drejtuesit më të lartë izraelitë, brenda atyre del harta e tradhtisë që përfshin edhe territoret e vendit tonë. Çfarë ishte Gaza dhe Palestina në vitin 1947, çfarë janë sot? Izrael, si erdhët këtu? Si hyre? Ju jeni një okupator, ju jeni një organizatë. Prandaj populli turk e di këtë. (Izrael) Perëndimi ju ka borxh, por Türkiye nuk ju ka borxh. Prandaj ne flasim kaq lirshëm. Prandaj Erdoğan flet kështu sepse Türkiye nuk ju ka borxh”, theksoi Erdoğan.

Ai vuri në dukje se bota perëndimore u mobilizua nga politikanët deri te mediat e saj për të legjitimuar masakrën e fëmijëve, grave dhe të pafajshmëve në Gaza. “Izraeli plotësisht prej 22 ditësh po kryen në mënyrë të hapur krime lufte. Izrael, edhe ne tani do të të shpallim para botës si ‘kriminel lufte‘. Jemi në përgatitje për këtë dhe do t’ia prezantojmë Izraelin botës si ‘kriminel lufte‘. Por, liderët perëndimor jo që nuk reagojnë ndaj kësaj, por nuk bëjnë as edhe thirrje për armëpushim”, tha presidenti turk.

“Pikërisht ky Perëndimi është përgjegjësi më i madh për masakrën në Gaza. Nëse do të mbajmë mënjanë disa zëra të ndërgjegjshëm, prania e të cilëve nuk mund të durohen edhe në shtëpinë e tyre, masakra në Gaza është tërësisht vepër e Perëndimit”, shtoi më tej Erdoğan.

“Ata që dje derdhën lot krokodili për civilët e vrarë në luftën Ukrainë-Rusi, sot po shikojnë në heshtje vdekjen e mijëra fëmijëve të pafajshëm”, tha presidenti Erdoğan duke nënvizuar: “Derdhët lot për të vdekurit në Ukrainë, por këta fëmijë që vdesin në Gaza çfarë janë? Përse nuk del zëri juaj? O Perëndim po ju drejtohem ju, a dëshironit të filloni përsëri një luftë gjysmëhënë-kryqëzatë? Nëse jeni në një përpjekje të tillë ta dini se ky popull nuk ka vdekur, është në këmbë i palëkundur. Ne jemi ata çfarë kemi qenë në Libi, Karabak në Lindjen e mesme me të njëjtën mënyrë, vullnet”.

Pasi tërhoqi vëmendjen mbi sulmet e përjetuara mbrëmë natën në Gaza, Erdoğan njoftoi se në Gaza nuk ka mbetur asgjë për të ngrënë, spitalet kanë mbetur në errësirë dhe se operacionet kryhen pa anestezi. “O botë! I shikoni të gjitha këto të vërteta. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, po thërret por ju nuk dëgjoni. Jeni bërë të shurdhër, jeni bërë të verbër. Nuk i keni dëgjuar kurrë këto”.

Erdoğan tërhoqi vëmendjen mbi fjalimin e tij të mëparshëm në Davos. “Thashë ‘ju dini mirë të vrisni. Këta dinë mirë të vrasin. Dikur mbysnin njëri-tjetrin, shfarosnin në masë hebrenjtë në dhomat e gazit, fshinin qytetet dhe njerëzit e tyre nga faqja e dheut me bomba atomike. Vëllezër edhe sot në Gaza është i njëjti mentalitet. Më parë kemi parë këto mizori në shumë vende të botës në Karabak, Bosnje, Irak, Siri, Arakan dhe shumë vende të Afrikës. Këta janë autorë të drejtpërdrejtë ose indirekt i kësaj tiranie. Për këtë arsye Gaza është çështja e jonë e të gjithëve dhe jo vetëm e atyre atje që përpiqen të mbijetojnë”, tha Erdoğan.

Me këtë qëndrim të fundit, libri i mëkateve të Perëndimit ka shkuar sërish përtej kufijve, tha Erdoğan duke shtuar se “Sigurisht që çdo vend ka të drejtën e tij të vetëmbrohet. Por, ku është drejtësia? Në Gaza po kryhet masakër e hapur, e neveritshme, jo mbrojtje. Duan të shkatërrojnë masivisht popullin e Gazës me uri, etje, duke shembur shërbimet e tyre shëndetësore dhe duke i përdorur ato si armë”.

Erdoğan tha se me këtë qëndrim të fundit, libri i mëkateve i Perëndimit ka shkuar sërish përtej kufijve të tij.

“Edhe ne nuk i konsiderojmë të drejtë sulmet ndaj civilëve në territoret izraelite. Këtë e kemi thënë çdo herë. Lufta ka një moral, një ligj. Vendosja e civilëve në objektiv nuk përputhet as me moralin as me ligjin. Deri më tani nuk është njoftuar në mënyrë korrekte se sa civilë kanë humbur jetën në territoret izraelite. Por, pavarësisht çdo gjëje ne shprehim keqardhje për çdo civil që ka humbur jetën. Por, Izraeli nuk ka as problemin më të vogël me vrasjen e njerëzve. Sepse ata thonë qartë, ‘Ne dimë të vrasim’. Por, duhet ta dini se në fund do të paguani një çmim të lartë për këtë”, tha ai.

Erdoğan konfirmoi se në Tubimin e Madh për Palestinën në Istanbul morën pjesë rreth 1.5 milion njerëz.