Renditja zyrtare e “Topit të Artë”, mësohen emrat e lojtarëve të pozicionuar mes vendeve 16-30

Mbrëmjen e kësaj të hëne, në Paris, të Francës do të mbahet ceremonia e “Topit të Artë”, çmimit më të rëndësishëm individual në botën e futbollit, ku padyshim një garë “e ethshme” pritet mes “pleshtit”, Lionel Messi e “vikingut” Erling Haaland për fitimin e trofeut.

Marketing

Mirëpo, deri në momentin e mësimit të emrit, gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano ka publikuar listën me emrat e lojtarëve, të cilët janë pozicionuar përfundimisht në renditjen e “Topit të Artë” në vendet 16-30.

Në vendin e 30 është portuezi i mbrojtjes së Manchester City, e para tij vijnë Martin Odegaard i Arsenal, Randal Kolo Muani i PSG, Nicolo Barella i Inter e Jamal Musiala i Bayern Munich. Në vendin e 25-të pozicionohet “kollosi” i mbrojtjes, Josko Gvardiol e para tij Bukayo Saka i Arsenal, Andre Onana i Manchester United, Kim Min-Jae i Bayern Munich, ndërsa në vendin e 21-të pozicionohet “fantazisti” francez, Antoine Griezmann.

Në vendin e 20 është kapiteni i “zikaltërve” të Inter, Lautaro Martinez e para tij janë pozicionuar, “bomberi” i Bayern Munich, Harry Kane, “fantazisti” anglez, Jude Bellingham, “ylli” gjeorgjian, Kvicha Kvaratskhelia, ndërsa në vendin e 16 është “bomberi” francez, Karim Benzema. /abcnews.al 

Lista e lojtarëve në vendet 16-30: