Gjermani: Vdesin tre shqiptarë në një kantier ndërtimi

Tre shqiptarë kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të hënën në një kantier ndërtimi në Hafen City në Hamburg të Gjermanisë.

Marketing

Kjo u konfirmua edhe nga ana e policisë, shkruajnë mediat gjermane përcjell Klankosova.tv

Raportohet se deri tek ngjarja tragjike erdhi nga shembja e skelës në një bosht ashensori.

Sipas një zëdhënësi, të dhënat personale të dy viktimave dhe njërit prej të plagosurve rëndë janë siguruar.

Ndërkaq, detajet për personat e tjerë janë ende në pritje.

Policia bën të ditur se viktimat nuk janë të nacionalitetit bullgar.

Ata kundërshtuan informacionet të Autoritetit të Zhvillimit Urban (Stadtentwicklungsbehörde), se viktimat ishin nga Bullgaria.