Me këto ushqime do të përgatisni trupin tuaj për stinën e dimrit

Zbuloni cilët janë ushqimet thelbësore që ju duhen për të furnizuar organizmin tuaj me vlerat e nevojshme për të ftohtin.

Marketing

Me ndryshimin e stinëve organizmit i duhen më shumë se sa disa rroba më shumë për të përballuar uljen e temperaturave.

Një paketë e plotë që arrin të stimulojë rigjallërimin e qelizave, reduktimin e kolesterolit si dhe pastrimin e aparatit tretës.

Gështenjat
Gështenjat, sipas të dhënave të AgroWeb.org, janë zgjedhja perfekte për trurin dhe muskujt.

Ky arror vjeshtor i ëmbël është i pasur me fibra dhe minerale, konkretisht ka nivele të larta fosfori dhe kaliumi.

Fosfori njihet për vetitë e tij ushqyese për trutin dhe sistemin nervor.

Ndërsa kaliumi arrin të mbështesë formimin dhe ruajtjen e masës muskulare të trupit.

Por nuk duhet tejkaluar sasia e konsumimit të gështenjave, pasi kanë nivel të lartë kalorish.

Kundër lodhjes psikologjike

Nëse keni kaluar një periudhë plot strese dhe organizmit tuaj i ka rënë imuniteti provoni këtë salcë energjike.

Zieni 100 gramë gështenja me një gjethe dafinë derisa të jenë zbutur plotësisht.

Më pas kaloini në grirësen elektrike dhe bluajini me tre lugë gjelle me gjizë të freskët dhe një ugë çaji me mjaltë.

Këtë salcë mund ta konsumoni në mëngjes nga një lugë gjelle.

Nëse dëshironi mund të lyeni dhe fetat e bukës dhe ta ktheni në një vakt plot vlera.

Vaji i sapo shtrydhur i ullirit
Në nëntor në tryezat familjare vjen vaji i sapo shtrydhur i ullirit, me shijen dhe aromën e tij të fortë.

Nëse ju konsumoni një lugë gjelle nga ky vaj ulliri herët në mëngjes, pasuroni organizmin tuaj me polifenolë, vitamin A dhe E si dhe me plot minerale. Këto vlera janë të rëndësishme për një lëkurë të shëndetshme, por dhe për rigjenerimin e cipës që rrethon organet.

Polifenolët që gjendet tek ky vaj arrijnë të ndihmojnë me parandalimin dhe trajtimin e atreriosklerozës. Pra vaji i sapo shtrydhur i ullirit ndihmon organizmin për të eleminuar kalcifikimet yndyrore në arterie dhe vena.

Kështu përmirsohet qarkullimi i gjakut por dhe puna e organeve lehtësohet.

Lakra bruksel
Nga ekspertët ky perim është cilësuar si ‘mbrojtësi i shtyllës kurrizore’.

Në përbërjen e tyre lakrat e brukselit kanë vitaminë K, kalcium e folatë në saj të të cilëve forcojnë disqet e shtyllës kurrizore.

Gjithashtu sipas të dhënave ku bazohet dhe AgroWeb.org, këto minerale dhe vitamina ndikojnë tek prodhimi i kolagjenit.

Kolagjeni njihet si hormoni i rinisë, por në organizëm ai luan rol kyç në rigjenerimin e qelizave ndërtuese të organeve.

Ndërsa kombinimi i flavonoidëve dhe sinigrinës, krijojnë një substancë e cila arrin të parandalojë krijimin e qelizave tumoriale në shtyllën kurrizore.

Mjafton që t’i përfshini në recetat e gatimeve tuaja të preferuara dhe do të merrni kështu të gjitha vlerat. /AgroWeb.org