Erdogan: Izraeli po kryen krime kundër njerëzimit

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Izraelin për “kryerje të krimeve kundër njerëzimit në Gaza” – me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Marketing

Erdogan, tha se Izraeli “duhet të ndalet”, në komentet e bëra pas një takimi të kabinetit, shkruan Al Jazeera.

“Diskutimet tona janë duke vazhduar për të siguruar që autorët e krimeve të luftës në Gaza të mbahen përgjegjës,” shtoi presidenti, përpara se të bënte thirrje për një armëpushim “për të parandaluar një masakër”, e ndjekur nga një “rrugë drejt paqes së qëndrueshme”.