OBSh parashikon “katastrofë të shëndetit publik” në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka parashikuar se një “katastrofë e shëndetit publik” është e pashmangshme në Gaza.

Marketing

Sipas OBSh, ushqimi dhe karburantet janë të bllokuara, teksa spitaleve po u mbarojnë ilaçet dhe energjia, raporton BBC, transmeton Indeksonline.

“Është një katastrofë e afërt e shëndetit publik që vjen me zhvendosjen masive, mbipopullimin, dëmtimin e infrastrukturës së ujit dhe kanalizimeve” tha zëdhënësi i OBSh-së, Christian Lindmeier.

Ai gjithashtu bëri thirrje që karburanti të lejohet në Gaza për të lejuar funksionimin e një impianti të ujit.