Jasir Asani kohët e fundit ka qenë vazhdimisht pjesë e publikimeve të faqeve zyrtare të UEFA-s në rrjetet sociale, kjo për shkak të supergolave të realizuar me Kombëtaren e Shqipërisë në kualifikime për Kampionatin Evropian 2024.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka realizuar disa eurogola për Shqipërinë, e që kanë bërë bujë gjithandej nëpër Evropë, shkruan lajmi.net.
Goli ndaj Moldavisë, Polonisë e Çekisë ishin spektakolar nga Jasir Asani, i cili në disa raste fitoi edhe çmimin e golit më të mirë të xhiros në fazën e grupeve.
Përkundër se momentalisht ndeshjet kualifikuese nuk janë në program për t’u zhvilluar, faqja zyrtare e “Euro 2024” ka publikuar pamjet e golave të Asanit.
Golat e Asanit përveç që ishin spektakolar, ato ishin në disa raste vendimtar për fitoret e Shqipërisë.
Kombëtarja kuqezi e drejtuar nga trajneri brazilian, Sylvinho është shumë afër kualifikimit në Kampionatin Evropian që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.