Hapja e kalimit Rafah/ Biden: Presim të shohim më shumë largime të amerikanëve nga Gaza

Presidenti amerikan Joe Biden, komentoi për herë të parë hapjen e kalimit në Rafah, duke njoftuar se pret që shtetasit e vendit të tij largohen nga Gaza.

Marketing

“Sot, falë udhëheqjes amerikane, ne siguruam kalim të sigurt për palestinezët e plagosur dhe për shtetasit e huaj për të dalë nga Gaza. Ne presim që qytetarët amerikanë të dalin sot dhe presim të shohim më shumë largime gjatë ditëve në vijim“, shkroi Biden.

Presidenti Biden premtoi se do të sigurojë përpjekjet për të nxjerrë amerikanët nga Gaza, e cila vijon të bombardohet.

Që pas nisjes së sulmeve më 7 tetor, në Rripin e Gazës kanë humbur jetën dhjetëra amerikanë. Ata kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimeve që ushtria izraelite ka kryer në zona të ndryshme të Gazës.