FRONTI OPOZITAR SHQIPTAR: BDI PO RRËNON SHTETIN, PËR TA MBAJT PUSHTETIN!

BDI po rrënon shtetin, për ta mbajt pushtetin! Jemi këtu për të shprehur mbështetjen tonë të fuqishme për gjyqtarët e Gjykatës Supreme, të cilët gjenden nën presion të madh me kërkesat për ta kthyer Nikolla Gruevskin.
Siç e dimë dhe siç kemi marrë informacione nga disa denoncues, BDI dhe individë të caktuar që janë instaluar në kryesinë e kësaj partie vazhdojnë të ushtrojnë një presion të paprecedentë ndaj gjyqtarëve në këtë Gjykatë, duke dëshmuar kështu se janë kthyer nga një parti politike në tiranë, dhe se me forcën dhe pushtetin e tyre politik dëshirojnë të rrënojnë çdo shtyllë të demokracisë.

Marketing

Kjo nuk është për t’u çuditur aspak, por është edhe një indikator që duhet të shërbejë si vetëdijësim për të gjithë ne, që kjo parti politike, është bërë një sinonim i hipokrizisë, duke vepruar kundër çdo vlere europiane teksa thirret në të njejtat.

Nuk mund të jesh pro-europian dhe të bësh presion gjyqësorit.

Nuk mund të jesh pro-europian dhe të jesh pjesë e çdo afere korruptive.

Nuk mund të jesh pro-europian dhe të veprosh kundër demokracisë.

Këto janë një tregues tjetër, se BDI-së, nuk i intereson BE-ja dhe ndryshimet kushtetuese. Ata kanë nevojë që Gruevski të përpiqet të bëjë pazar politik me VMRO-DPMNE-në për hyrjen në një qeveri të zgjëruar, duke bërë pazare me deputetët e ardhshëm të LSDM-së.

Sinqerisht më vjen keq për nivelin në të cilin kanë rënë Ali Ahmeti dhe BDI dhe këtë populli do ta dënojë ashpër ditën e zgjedhjeve!

Të dashur qytetarë dhe të nderuara media, në këtë betejë jemi bashkë, ne opozita e bashkuar, populli, gjyqtarët e ndershëm, e faktori ndërkombëtar, ndërsa shihet kush janë kundër nesh, politikanë të korruptuar që shpëtimin e vetëm e shohin në kthimin e Gruevskit.

Edhe një herë, shprehim mbështetje të pakompromistë ndaj gjyqtarëve në Gjykatën Supreme, dhe bëjmë thirrje që të gjykojnë sipas ligjit.

Drejtësia mbi të gjitha, e ata që cenojnë drejtësinë, dihet ku e kanë vendin!