Orhan Ibrahimi paralajmëron formimin e partisë se re: Shqiptarëve, do t’ua sjellim lirinë!

Ish deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Orhan Ibrahimi, në një intervistë për gazetën LAJM, ka paralajmëruar formimin e një partie të re në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Ibrahimi, tha se bashkë me ish kolegët e tij deputetë të PDSH-së, Bekim Fazliun, Gazmend Aliun dhe Merale Feratin, po bëjnë përpjekje për formuar subjektin e ri politik i cili do të riaktivizojnë idenë për barazi, drejtësi dhe demokraci për shqiptarët.

“Ne jemi duke bërë përpjekje shumë serioze për ta riaktivizuar idenë e madhe të shqiptarëve për liri, barazi, drejtësi e demokraci sepse mendojmë që në këtë hapësirë ku sot gjendemi nuk ekziston një subjekt politik i cili vërtetë e ka brengë, e ka synim programor, përcaktimor lirinë e shqiptarëve. Dhe ky moment na bën të jemi shumë të ndërgjegjshëm. Jemi afër një vendimi për të themeluar një subjekt që do ta rinisë idenë që ne mendojmë se sot nuk ekziston në synimet e subjekteve politike shqiptare në Maqedoni”, tha Ibrahimi.
Ai nuk saktësoi se kur do të themelohet subjekti i ri ndërsa tha se nuk do të jetë aspak me rëndësi kush do ta drejtojë të njejtin. Në intervistën e tij për gazetën LAJM, ish-deputeti i PDSH-së, nuk përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me partitë tjera opozitare.