Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në disa vende do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h)/ Pasdite do të ketë reshje të shiut, fillimisht më pjesët perëndimore të vendit. Në orët e mbrëmjes reshjet do të zgjerohen edhe në pjesët tjera të vendit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 21 deri në 24 gradë.

Marketing

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe erë mesatare nga drejtimi jugor. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të shiut. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 23 gradë Celsiusë.