Përplasen edhe Jonida me Anitën: Unë i di rregullat e këtij formati shumë mirë

Prime i Big Brother Kosova gjatë natës së sotme ka filluar me disa diskutime.

Marketing

Duke komentuar mardhënien e Brikendës dhe Ganinës, opinionistja, Anita Haradinaj ka ofenduar këtë të fundit duke i thënë “a e ke shiku vetën ndonjëherë në pasqyrë”.

Në mbrojtje të Gani Gërmisë doli moderatori Alaudin Hamiti, i cili ia tërhoqi vërejtjen për ofendime.

“‘A jam unë opinioniste a ti”, pyeti ajo.

Ndërhyrje në debat bëri edhe moderatorja Jonida Vokshi, duke ia shpjeguar opinionistes se ata janë në një lojë dhe vëllau i madh e vendos nëse dikush i ka kaluar qaqet, por opinionistja gjatë gjithë kohës tentonte ta ndërprente me arsyen se ajo i di rregullat e këtij formati.

“Nëse don me ia dhanë këto konotacion i keni ofendu me mijëra herë edhe ju”, ishte reagime i Anita Haradinajt.