Klasikja gjermane i takon Bayernit, shkëlqen Harry Kane me het-trik.
Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Dortmundit në kuadër të javës së dhjetë në elitën e futbollit gjerman në atë që njihet ndryshe si “Der Klassiker”.
Mysafirët kaluan në avantazh në minutën e katërt të ndeshjes me anë të Dayot Upamecanos i cili realizoi për 1-0 pas harkimit fantastik të Leroy Sanes.
Vetëm disa minuta më vonë më saktësisht në atë të nëntën, në skenë përsëri shfaqet Sane i cili kësaj radhe asiston për Harry Kane i cili me lehtësi shënon në portën e boshatisur për 2-0.
Deri në fund të pjesës së parë, Dortmundi pati një rast me Malen por nuk arritën që të shënojnë në portën e Neuer.
Në pjesën e dytë Bayerni pati dy gola të anuluar që të dy me autor Jamal Musialan, për pozitë jashtë loje.
Harry Kane shënoi golin e tretë për Bayernin dhe të dytin personal në këtë takim në minutën e 72-të pas asistimit të Kinglsey Coman duke shënuar në mënyrë identike si tek goli i parë për shifrat 3-0.
Pak çaste pa përfunduar takimi, Kane shënon për rezultatin 4-0 dhe kompleton het-trikun e tij personal duke çuar në 15 numrin e golave në Bundesliga.
Pas kësaj fitoreje, bavarezët gjenden në pozitën e dytë në tabelë me 26 pikë të grumbulluara, dy më pak se lideri Bayer Leverkusen që ka 28 sosh.
Dortmundi në anën tjetër gjen veten në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit me 21 pikë të tubuara.